Avokati i Boki 13 kërkon që ai urgjentisht të hospitalizohet

Mbrojtësi i Bojan Jovnovskit Boki -13 , avokati Sashko Dukoski sot në një konferencë për shtyp kërkoi që klienti i tij urgjentisht të hospitalizohet dhe të mjekohet, për shkak problemeve serioze shëndetësore.

Boki -13 është i akuzuar në rastin “Reket” dhe gjendet në paraburgim në burgun e Shkupit. Sipas Dukoskit, ai është pothuajse 120 ditë në paraburgim, dhe për këtë kohë ai së paku 30 herë është dërguar në intervenim mjekësor.

Sipas Dukoski, Boki 13 ka probleme me stomakun, mosfunksionimin e plotë të veshkës së majtë dhe për çka citoi edhe dokumentet mjekësore, ndërsa terapia me antibiotikë që i është përshkruar atij nuk i është mundësuar.

“Klinikat në Shkup propozojnë dhe kërkojnë shtrimin në spital sepse ky pacient nuk mund të mjekohet në burgun e Shkupit, por këtë nuk e lejon mjeku i burgut”, akuzoi Dukoski.

Dukoski thotë se klienti i tij nuk mund të lëvizë vetë dhe se ka nevojë për ndihmë për nevojat fiziologjike të tij.

“Shtrohet pyetja nëse vlen për çdonjërin dhe për çdo qytetar Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut me nenin 8, nenin 9 dhe nenin 11. Si janë të barabartë kur nuk mund t’i sigurohet mbrojtje mjekësore. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por meriton kujdes të barabartë. Ne nuk kërkojmë që ky kujdes të kryhet në një klinikë private, por në klinikat universitare dhe spitalin “8-të Shtatori”. E drejta për kujdes shëndetësor që dedikohet për çdo pacient në shtet”, tha Dukoski. .