Bajram Rexhepi: BDI është kampion sikur sportistët tanë!

Kandidati i BDI-së, Bajram Rexhepi, në takim me sportistët dhe punëtorët sportiv të Tetovës, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për deputet, Dr. Florin Besimi, Teuta Arifi dhe shtabi zgjedhor lokal, ka cekur se sporti me BDI-në merr përkrahje, sepse sportistët tanë kanë shpirt luftarak dhe disiplinë ekipore.

“Takimi me sportistët, punëtorët sportiv dhe sportdashësit, është çdo herë me vlerë, sepse, energjia e tyre pozitive, shpirti garues dhe rinor, çdo çështje e shtynë përpara”, ka cekur z. Bajram Rexhepi.

Ne, si parti, ka deklaruar z. Rexhepi, me vizion atdhetar e demokratik, i kemi dhënë shumë rëndësi sportit, sepse, të rinjtë tanë, kanë edhe ambicie, edhe shpirt luftarak edhe disiplinë për sportet ekipore.

Andaj, takimi në Tetovë sot, na dha impulse të reja për platformën tonë elektorale, për ta jetësuar me fitoren e 15 korrikut, për shqiptarët, për të rinjtë tanë, për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, për kulturën dhe sportin elitar të Tetovës me rrethinë, ka theksuar z. Rexhepi.

Ai ka ftuar sportistët, të mbështesin BDI-në fituese e liderë e shqiptarëve nga viti 2001 e këndej, ku në platformën e vet, ka impenjuar tërë mundësitë dhe kapacitetet politike e atdhetare për më të mirën e shqiptarëve, për Kryeministrin e parë shqiptar.