Bajram Rexhepi me Naser Nuredini, fillojnë rrugëtimin elektoral nga Prespa

Kandidatët për deputetë, Bajram Rexhepi dhe Naseri Nuredini, kanë filluar sot, rrugëtimin për procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, nga Prespa.

Z. Bajram Rexhepi ka shkruar se “po fillojmë këtë rrugëtim të përbashkët nga Prespa e bukur, aty ku vendosëm themelet e anëtarësimit ne NATO”.

Ja postimi i z. Bajram Rexhepi në fb:

Po mbyllim epokën e zgjidhjes së probleme jetike për Shqiptarët në Maqedoni. Naseri Nuredini- një ministër ekselent, dhe kandidat për deputet, me thot se ka ardhur koha që të koncentrojmë të gjithë energjitë që të krijojmë standard për qytetarët, ashtu si i ka patur ai në Vjenë.
Po fillojmë këtë rrugëtim të përbashkët nga Prespa e bukur, aty ku vendosëm themelet e anëtarësimit ne NATO.