Bajram Rexhepi: Ne jemi e vetmja forcë që i realizojmë premtimet, ne kemi vizion për të rinjtë!

Në prani të aktivistëve të shumtë, qytetarëve dhe drejtuesve të degës së BDI-së, kandidatëve për deputetë dhe simpatizantëve është hapur zyrtarisht fushata nga Shtabi lokal i degës së BDI-së, për Tetovë. Në fjalën e tij të rastit, z. Bajram Rexhepi, kandidat i BDI-së, për zonën e 6-të, e vlerësoi si ditë shumë të edhe pse qytetarët gjenden në një gjendje të jashtëzakonshme, janë në numër të madh duke u shfaq interesim për zgjedhje. Z. Rexhepi, kandidat i BDI-së, për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, çështjen e parë që shtroi ishte ajo humanitare me kërkesën për të respektuar rregullat e institucioneve lidhur me virusin covid-19. “Asnjë gjë nuk do të jetë e njëjtë si më parë, ju lus me përulje të keni kujdes, sepse ditëve të fundit kemi pasur numra tmerrësisht të lartë të të infektuarve, dhe mos lejoni të vije deri te më e keqja”, theksoi z. Rexhepi në fjalën e tij. Më pastaj, z. Rexhepi përshkroi aktivizimin e shumë pjesëmarrësve në tubim, të filluar në BDI, para 18 e 19 vitesh, që nga lufta e vitit 2001, periudhë kur një pjesë e të rinjve të BDI-së, kanë qenë të rinj, apo as që kishin lindur. “Të mos lejojmë të shlyejmë nga memoria apo vetëdija jonë kolektive, se cila ishte situata jonë para vitit 2001”, ceku z. Z. Rexhepi, duke shtuar se “shqiptarët janë duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të historisë së zhvillimit kombëtar, e kjo sipas tij, nuk është gjë e vogël”. “Ne kemi shkruar një libër të madh me vendime e zhvillime të rëndësishme për shqiptarët, me të bëra dhe me arritje”, potencoi z. Rexhepi, duke ritheksuar se barazia jonë filloi më 2001 dhe tani është rrumbullakuar, andaj theksoi ai, këto nuk duhet të shlyhen nga kujtesa jonë politike. Ai u ndal te historia e shkollimit të vështirësuar, kur numëroheshin shqiptarët në gishta të punësuar në polici, administratë apo në ushtri, ndërsa tash, kemi raste dhe arritje me të punësuar edhe përtej mesatares tonë nacionale. Tash po hapet kapitulli i ri, po përmbyllet negociatat me BE-në, që të rinjtë tanë të mos kërkojnë zgjidhje jashtë, në vendet e BE-së, por ata të gjejnë këtu perspektivën, këtu të ketë vende të reja pune, këtu të gjenden mundësitë për të rinjtë tanë. “BDI është i vetmi organizim politik që di se si të realizohet kjo ide e ky vizion për të rinjtë”, theksoi z. Bajram Rexhepi. Ai ftoi të rinjtë të mos bëhen palë me shpifjet e rrjeteve sociale, duke potencuar se BDI nuk ka kundërshtarë apo oponent te partitë tjera, sepse duhet bërë gara për cilësi brenda radhëve të BDI-së, si e vetmja forcë politike që ka zgjidhje për sfidat e të rinjve dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Z. Rexhepi ceku se “qytetarët barabarësinë e presin nga ne, prandaj ne nuk bëjmë oponencë me partitë tjera”, duke shtuar se “standard e kushte më të mira jetese në veçanti për rininë, duke i barazuar kushte me vendet e Bashkimit Evropian. Për fitoren, nuk ka asnjë dyshim, duhet të jemi gati për punën që na pret për katër vitet e ardhme”. Z. Bajram Rexhepi, kandidat i BDI-së, për Zonën e 6-të zgjedhore, i ftoi të pranishmit për angazhim maksimal për të bërë fushatë normale, si dhe të ruhen qytetarët sipas rekomandimeve për distancë sociale. Ai potencoi se ky angazhim më 16 korrik, do të sjell fitoren e BDI-së, si gjithmonë, ashtu siç e pret populli për 4 vitet e ardhshme për të realizuar programin zgjedhor të BDI-së.