Bajrami: Në vend të bashkimit, po ndahet opozita

Ish-politikani i njohur dhe kandidati për deputet, Bastri Bajrami përmes një postimi në fejsbuk ka komentuar zhvillimet e fundit për koalicionin trepalësh.

“Opozita shqiptare, sidomos partia që po pretendon të jetë bartëse e “bashkimit”, në fakt po bën të kundërtën! Ofertat me orë e ditë, por që largojnë e nënçmojnë njëra-tjetrën, do të shtojnë jetën e pushtetit. Tallja me shpresën e qytetarëve të lodhur nga pushteti, do t’u bie në kokë. Dhe mirë ta keni! Egoizëm deri në pafundësi, luftë për numra, dhe në fund – do mbeteni prap vetëm (do ikin sikurse RDK dikur).
Anketat e sakta gjithmonë kanë qenë thirrjet e dëshpëruara të shqiptarëve për bashkim dhe jo “qendrat analitike” në mini-shtabet e Degëve gjithandej.”, ka nënvizuar Bajrami.