Bashkëpunimi mes komunës dhe afaristit, jep rezultate për realizimin e projekteve në Saraj

“Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka bërë përurimin e një rrugice në vendbanimin Kpanicë. Investim ky i përbashkët i komunës së Sarajit dhe afaristit të kompanisë “Valmiri-Kompani”, Xhemil Shabani.

Kryetari i komunës Blerim Bexheti, tha se së bashku me qytetarët dhe afaristët ne mundë të bëjmë shumë punë që janë në dobi të përgjithshme për qytetarët, duke përmendur bekatonizimin e kësaj rrugice. Ai tha se nismat e tilla ç’doher gjejnë mbështetje në komunën e Sarajit dhe e njëjta do të jetë hapur edhe për shumë nisma të përbashkëta.

“Bekatonizimi i kësaj rrugice është një rezultat i një bashkëpunimi funksional mes komunës së Sarajit dhe qytetarëve. Për realizimin e kësaj pune dua të faleminderojë Xhemil Shabanin, për nismën dhe bashkarishtë e përfunduam këtë projekt.

Tani jemi në fazën e finalizimit të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm dhe planifikojmë edhe dy rrugica tjera që janë afër kësaj pjese dhe t’i përmbyllim këta rrugica. Gjithë ashtu, dua të ju tregojë se projektin për kanalizimi në këtë vendbanim është gati dhe pastaj të bëhet edhe realizimi”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Rrugica ka një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe ka një gjatësi prej pesqindë metra.” – zyra për informim, Komuna Saraj