Bashkim Hasani emërohet zëvendës drejtor i Policisë financiare

Bashkim Hasani, mori postin e zëvendës drejtor i Policisë financiare, vend ky shumë i rëndësishëm në institucionet e shtetit, post që fuqizon praninë institucionale të shqiptarëve.

Me marrjen e postit, z. Hasani ka shkruar se është i privilegjuar, dhe do ta kryej punën me ndershmëri dhe ligj.

Ja postimi i z. Bashkim Hasani në fb:

Nga sot në një detyrë të re. Përgjegjësia në rend të parë.
Puna dhe përkushtimi para së gjithash.
I privilegjuar ndjehem për detyrën që më është besuar.
Sot marrë për obligim që detyrën e dhënë nga lideri dhe partia që përfaqësoj, ta kry me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë, bazuar gjithmonë në Ligj.
Faleminderit drejtorit, z.Arafat Muaremi për mikëpritjen. Uroj të kemi bashkëpunim korrekt në dobi të përgjithshme.
Le të jetë ky shkrim në vend të një Zotimi para Shoqërisë që i takoj.