Bashkim Hasani godet njerëzit që s’bëjnë punë por veç llafe

Në një postim në rrjetin social, Bashkim Hasani godet të pamerituarit, në veçanti kryetarin e komunës i cili “ende s’ka filluar ta ushtrojë postin e Kryetarit të komunës, e për projekte mos flasim”.

Ai godet mosmirënjohjen dhe shpërfilljen e kontribuesve për vepra të realizuara me rëndësi për shqiptarët.

Ja postimi i plotë i Bashkim Hasanit në rrjetin social:

“Njerëzit që nuk po lejnë pas vetës asnjë vepër konkrete, flasin për të tjerët. Në vend të ndonjë projekt “bombë”, për qytetin, pëlcasin “fishekzjarre”, të lagështa.

Të gjithë të përmendurit nga zonja ushtare partiake, pas vetës kanë vepra të realizuara, janë njerëz që kanë udhëhequr dhe themeluar institucione, njerëz që kanë dhënë konrtibut në arsim, kulturë, sport, shëndetësi, për dallim nga mjeku juaj, që ende s’ka filluar ta ushtrojë postin e Kryetarit të komunës, e për projekte mos flasim, përveç projektit për larrje parash, “Vathe për çdo qenë” dhe projektit “1000 den për një të mëshuar me çekan”.