Bashkim Hasani i BDI-së fiton gjyqin ndaj shpifjeve, pret kërkimfaljen e Taravarit

Bashkim Hasani i BDI-së, lirohet nga të gjitha akuzat e bëra nga fushata denigruese e Arben Taravarit dhe z. Hasani pasi u shpall i pafajshëm, pret kërkimfalje për shpifjet e bëra nga Taravari dhe “klika e tij”,

Z. Hasani paralajmëron se “edhe për shpifjet tjera që i bënë personat e njëjtë, do ta dëshmoj pafajësinë. Por do doja që këto shpifje që i bënë ti paguajnë nga buxheti i vet familjar e jo nga buxheti i Komunës dhe qytetarëve të Gostivarit”.

Këti i bëri të ditura në rrjetin social, ja postimi i plotë i z. Bashkim Hasani në fb:

Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit! (Sokrati)
Kjo thënie e Sokratit do të ishte përgjigja më e saktë për shpifësit.
Shpifja nuk mund të bëhet e vërtetë kurrë. Në fushatën e Arben Taravari dhe klikës së tij: E verteta për BDI, u akuzova për keqpërdorim të disa mjeteve. U dëshmua e kundërta. I fitova të gjitha instancat dhe procedurat ligjore.
Vendimi i gjykatës i detyron të bëjnë falje publike, por siç duket nuk e kanë ndërmend ta respektojnë këtë vendim. Jam i detyruar ti padisë për mosrespektim të vendimit gjyqësor.
Edhe për shpifjet tjera që i bënë personat e njejtë, do ta dëshmoj pafajsinë. Por do doja që këto shpifje që i bënë ti paguajnë nga buxheti i vet familjar e jo nga buxheti i Komunës dhe qytetarëve të Gostivarit.