BDI: 98% kandidatë të ri, 49% gra, e ardhmja e sigurt

Të nderuar qytetarë, të nderuara media, të nderuar anëtarë të familjesë së madhe të BDI-së,

Unë quhem Fisnike Bekteshi. Jam Profesoreshë universitarse tashmë për 10 vite, jam e martuar dhe nënë e një fëmije. Jam krenare që jam një nga 58 gratë nga gjithsej 120 kandidatët për deputet të Bashkimit  Demokratik për Integrim në këto zgjedhje parlamentare. Të gjithë këta kandidat garojnë për herë të parë.
Unë jam pjesë e 118 kandidatëve të rinj të BDI në këto zgjedhje të cilët asnjëherë nuk kanë garuar më herët.
Kjo do të thotë që 98 për qind të kandidatëve të BDI janë të rinjë dhe 49 për qind janë gra. Kjo është list e konfirmuar e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo  është BDI-ja e së nesërmes që do ta siguron të ardhmen.

Ky reformim i guximshëm i partisë siguron që BDI është njëkohësisht parti me përvojë  të madhe dhe me dinamik të jashtëzakontë. Kjo dëshmon që BDI është parti e fuqishme sepse BDI është parti e qytetarëve ku të gjgithë kanë gatishmëri të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre me përvojen e tyre profesionale për të mirën e përbashkët të shtetit dhe në vecanti të shqiptarëve në vendin tonë. Të gjithë ne, bashkë, po qëndrojmë këtu para jush në emër edhe të kandidatëve tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe jemi krenar dhe faleminderues  që jemi zgjedhur për ti përfaqësuar qytetarët. Ne jemi krenarë dhe të motivuar që ta  vijojmë ndërtimin e të arriturave në vitet e kaluara sic  janë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes
me Bulgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës, të cilat hapën derën tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por edhe mbi reformat të cilat janë miratuar.

Ligji për gjuhët është një hap i madh që na bënë neve shqiptarët të barabartë edhe nëse akoma  ballafaqohemi me arritjen e barazisë në drejtësi dhe në fusha të tjera në jetë. Si një zë i freskët me gjithë përvojën e të së kaluarës, ne do të vijojmë përpjekjet për barazi, por me focus të vecantë në krijimin e
vendeve të punës për të gjithë, rroga më të mira dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët me integrim të pandërprerë euroatlantik. Ne jemi krenarë që t’ju përfaqësojmë të gjithë juve qytetarëve dhe të bëjmë çmos që ta përmirësojmë jetën e shqiptarëve dhe të qytetarëve në Maqedoninë e veriut.

Ne gjithashtu jemi krenar të jemi kandidatët e parë në Kuvendin e Maqedonisë të cilët kanë kaluar proces të vetingut partiak si politikë të cilën BDI e kërkon me këmbëngulësi për të gjithë bartësit e funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve. Ne, të gjithë që jemi në listë, 100 për qind, kemi kaluar procesin e vetingut partiak.

100 % me veting, 98% me fytyra të reja, 49% gra në listat tona nuk janë vetëm numra, por janë arritje monumentale në skenën politike në vend dhe një premtim dhe garancë për të ardhme të sigurt. BDI është parti e vetme në këtë garë e cila ka demonstruar këtë guxim dhe e ka zbatuar atë. Sepse ne e dimë që partisë i duhet freskim. Freskim gjinor, moshor dhe të të gjitha formave. Me këto parime, BDI do të vijon të jetë garantues i Marrëveshjeve të Ohrit, Prespës dhe Fqinjësisë së mirë, garantues i të drejtave të shqiptarëve dhe kontribues në zhvillim, cilësi të jetës dhe të rrugës sonë euroatlantike, si anëtarë të NATO dhe të Bashkimit Evropian.