BDI dega në Gostivar mbajti mbledhjen e kryesisë, ja vendimet e sjella

BDI, dega në Gostivar mbajti mbledhjen e radhës të kryesisë ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e Këshillit Mbykqyrës.

“Në mbledhje u diskutua mbarvajtja dhe përgatitjet për kongresin partiak, miratimin e rregullores për funksionimin e komisioneve të krijuara brenda degës, si dhe organizimi i Kuvendit të Forimit Rinor dega në Gostivar, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

Në mbledhje u dhanë sugjërime rreth statutit të ri të partisë dhe deklaratave që do të miratohet në kongresin partiak.

Rreth përfaqësimit në kongresin e partisë, krahas funksionerëve, kryesisë së degës dhe këshillit mbykqyrës, edhe këshillat vendore do të përfaqësohen me delegat.

Kryesia një zëri miratoi rregulloren rreth funksionimit të komisioneve të formuara brenda degës së BDI-së në Gostivar. Brenda javës që vjen, komisionet do të mblidhen dhe do të diskutojnë rreth strategjisë së veprimit dhe zgjerimin me anëtarë të tjerë.

Po ashtu, në mbledhje u vendos që kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor të mbahet pas Vitit të Ri.

Duket theksuar që tashmë është bërë praktikë që mbledhet dhe vendimet e kryesisë të bëhen transparente dhe publike.