BDI Dibër reformohet tërësisht

Artin Spahiu nuk do të jetë më drejtor i Institucionit Nacional “Qendra për Kulturë Dibër”.Ai ka dhënë dorëheqje siç ka thënë për t’i dhënë frymën e duhur vendimit racional, reformues dhe me bindje se, si shpresë e ndryshimit, do të na çojë drejt edhe një fitoreje tjetër të madhe.

Spahiu tha se dorëheqja i është pranuar nga Ministria për Kulturë, e cila përmes nje akt Vendimi dëshmoi se me kerkesën tij ndërpritet marrëdhënia e punës me Ministrinë për Kulturë, respektivisht ndërpritet ushtrimi i detyrës së drejtorit të Qendrës për Kulturë-Dibër.

Të nderuar bashkëqytetarë, miq, dashamirë, bashkëpuntorë…!

Duke u bazuar në vendimin e datës 08.12.2019 të Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim Dega Dibër, në të cilin me shumicë të konsiderueshme votash , u vendos që
” Të gjithë udhëheqësit e institucioneve që kanë kaluar mbi 8 vite në atë institucion të tërhiqen, në te kundërt do të fillojë shkarkimi”,
Si i pari mes të barabartëve, kryetar i degës së BDI-së dhe drejtor për rreth 11 vite në Institucionin Nacional “Qendra për Kulturë Dibër”, te enjten , deri te organi kompetent – Ministria e Kulturës së RMV, dorëzova dorëheqjen e parevokueshme, për t’i dhënë frymën e duhur vendimit racional, reformues dhe me bindje se, si shpresë e ndryshimit, do të na çojë drejt edhe një fitoreje tjetër të madhe.
Sot dorëheqja mu pranua nga Ministria për Kulturë, e cila përmes nje akt Vendimi dëshmoi se me kerkesën time ndërpritet marredhënia e punës me Ministrinë për Kukturë, respektivisht ndërpritet ushtrimi i detyrës së drejtorit të Qendrës për Kulturë-Dibër.
Për gjithe këto vite ne krye te atij institucioni, që me ndershmëri dhe qytetari jam munduar ta hap dhe ta afroj sa më pranë qytetareve, sëpari nga zemra i falenderoj të gjitha strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel lokale e qendrore , që më dhanë shansin për të qenë drejtor i këtij institucioni shumë te dashur. Duke vazhduar pastaj me falenderimin e përzemërt për të gjithë bashkëpuntorët e mi, gjithë udhëheqësit dhe punonjësit e deri tanishëm të Ministrisë së Kulturës, të punësuarit në Qendrën për Kulturë, artistëve dhe artdashësit nga të gjithë trevat , e veçanerisht gjithë qytetarët të qytetit tim të dashur!