BDI e gjunjëzon Zaevin, shkollat në Çair mbeten me emrat shqip

Emrat e shkollave në Cair do të mbeten me emrat shqip ndërsa ish kryeministri Zoran Zaev është zbrapsur në këtë aspekt informon TetovaSot.
Kreu i LSDM-së i ka dhënë të gjitha shpjegimet e tij përmes një postimi në rrjetin social facebook për këtë cështje.

Me këtë rast ish kreu i Ekzekutivit Zaev thotë se dje dhe sot janë kontrolluar të gjitha aspektet e procedurës së bartjes së emrave të shkollave fillore në Çair.

Ai tha se pas një analize të plotë, ekipet ligjore vunë në dukje dhe e kanë informuar atë se ndryshimi i emrave është në përputhje me nenin 26 të ligjit për arsimin fillor. Pasi bordi i shkollës mori vendim për të ndryshuar statutin e shkollës që ndryshon emrin e shkollës dhe shton emrin kushtetues të shtetit, u konfirmua edhe nga Këshilli i Komunës së Çairit. Shumica e Badinterit nuk ishte e nevojshme thotë Zaev .

Sipas tij përgjegjësia para qytetarëve nënkupton një kontroll të plotë të fakteve dhe parandalimin e çdo tentative për pikë politike bazuar në marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë.

Zaev shtoi se nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit dhe përçarjeve dhe se ai vetë dhe subjekti që drejton ka një koncept për një shoqëri për të gjithë që udhëzohet ekskluzivisht nga fjala e ligjit.

Ndryshe zëvendëskryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani për këtë cështje tha se procedurat për emërimin e dy shkollave në Komunën e Çairit kanë shkuar nëpërmjet kërkesës së prindërve dhe shkollave, te Këshilli i Komunës, të MASH-i dhe pastaj te Regjistri qendror.” Kështu që procedurat janë respektuar, por mendoj se kjo çështje ndoshta për dikë është çështje e interpretimit ligjor, ndërsa për ne është çështje e ndjenjave, e emocioneve dhe nevojës së dy shkollave që është 100 për qind shqiptare” tha Osmani ndërsa ka sqaruar se procedurat ligjore janë respektuar që nga Këshilli i prindërve, Këshilli Komunal, Ministria e Arsimit dhe në fund, nga Regjistri qendror.TetovaSot