BDI – Gostivar, gati për të përmbyllur me fitore idenë e kandidatit konsensual

Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së BDI-së në Gostivar, të mërkurën në një mbledhje të zgjeruar me anëtarët e shtabeve, kryetarët e shtabeve të këshillave vendore, drejtorë lokal dhe qendror, deputet të zonës, anëtarë të Forumit të Gruas, Forumit Rinor si dhe funksionarë të tjerë, në prani të nënkryetarëve të partisë, z. Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti i cilë është edhe Kryetar i Shtabit Qendror Zgjedhor, si dhe ministirt të Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, diskutoi mbi përgatitjet për votim në rrethin e dytë zgjedhor për President të shtetit.

Mbledhja u hap nga Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani i cili mes të tjerash vuri në dukje që angazhimi për rethin e dytë zgjedhor është maksimal, dhe se, votuesit shqiptarë tani e kanë më të qartë idenë e hedhur nga lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti mbi kandidatin konsensual, aq më tepër që tani kanë vetëm dy opsione për zgjedhje, opsionin pro-perëndimor dhe opsionin anti-perendimor.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, z. Izet Mexhiti, mes të tjerash shprehu faleminderim për strukturën e partisë në Gostivar, për angazhimin në rethin e parë zgjedhor, me thirrjen që ky angazhim të jetë ende më i fuqishëm në rrethin e dytë zgjedhor, me qëllim që të fiton opsioni që përkrahet nga SHBA, BE, NATO, Shqipëri e Kosovë, opsioni që është për intregrim të vendit në strukturat euro – atlantike.

“Kur flasim për opozitën, e thamë edhe në rethin e parë zgjedhor, e themi edhe tani. Duke mos pasur ofertë dhe ide dolën me kandidat duke luajtur me kartën nacionale. Dhe nëse dikush ka pasur dilemë në rethin e parë, kjo heshtje e tyre edhe tani kur jemi disa ditë para votimit flet shumë. As Blerim Rekën, as Ziadin Selën dhe as Bilall Kasamin”, tha Mexhiti, duke shprehur dyshim që heshtja e tyre lejon të kuptohet se edhe pse jo publikisht, në heshtje mund të punohet për votim të Siljanovskën në këtë rethë të dytë zgjedhor.

Ministri Arbër Ademi, deklaroi që: “Ishte BDI realizuese e koncepteve, ideve dhe vizioneve që ngritën statusin juridik dhe politik të shqiptarëve në këtë piedestal që ndodhet sot”.

“Edhe tani promovojmë një koncept i cili na bënë të rëndësishëm si shqiptarë, sepse, po të ishte ndryshe, sigurisht se BDI nuk do të mbështete dhe nauguronte në koncept të tillë. Jemi të bindur që jo vetëm Presidenti, por edhe çështje të tjera të rëndësishme do të vendosen me konsensus”, tha mes të tjerash Ademi duke shtuar që konsensusi është zgjidhje për të ndaluar majorizmin dhe mbivotimin.

Para të pranishmëve, fjalë rasti mbajti edhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, i cili vuri në dukje që angazhimi në ditën e votimit më 5 Maj duhet të jetë maksimal, me qëllim që në RMV të mos ngecin proceset euro integruese dhe të mos dëshprojmë faktorin ndërkombëtar që ka dhënë kontribut të madh për këtë proces të rëndësishëm për vendin dhe shoqërinë tonë.

“Ne duhet të bëjmë festë me 5 Maj, për shkak se koha punon për interesat e shoqërisë shqiptare dhe të tjerëve që jetojnë në RMV. Kemi një opsion tjetër që punon kundër vlerave euro – atlantike të vendin tonë. Jo ne nuk mund të shkojmë në një humnerë ku nuk mund ta shohim dritën. Në Maqedoninë e Veriut kemi një histori të re ndyshimesh dhe nuk mund të lejojmë të kthehemi pas”, u shpreh Bejta.

Para të pranishmëve me fjalë rasti u paraqitën edhe deputetja e zonës, zonj. Mirsade Asani Emini dhe anëtari i Këshillit Qendor, z. Luan Veliu.