BDI – Gostivar mbledh Këshillat Vendore për nominimin e kandidatëve për deputetë

Kryesia e degës së BDI-së në Gostivar mbajti mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Këshillave Vendore rreth nominimit të kandidatëve për deputetë nga Gostivari dhe rrethina për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 Prillit.
Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani, fillimisht njoftoi të pranishmit me formën e nominimit të kandidatëve. Propozimet do të dalin nga baza, respektivisht Këshillat Vendore do të shqyrtohen në degë, dhe lista pastaj do të barten në kryesinë e partisë.
Pasi që të mbahen mbledhje të kryesive në të gjitha Këshillat Vendore dhe pasi të jetë krijuar lista me kandidatë e mundshëm për deputetë, do të mblidhet kryesia e degës dhe do të përpilon listën me kandidatët e nominuar konform kritereve të paracaktuara dhe do të dërgohet në selinë e partisë. Deri ditën e diell, Këshillat Vendore do të duhet të sjellin në degë listën me propozime.
Kryetari Hasani, nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit adekuat të gjinisë femrore në përpilimin e listës së kandidatëve, duke mos lënë anësh edhe përfaqësimin e gjeneratës së re, respektivisht Forumit Rinor të partisë.
Për të qenë procesi transparent deri në fund, për propozimin e kandidatëve Këshillat Vendore do të paraqesin procesverbale nga mbledhjet e mbajtura, me nënshkrimet e anëtarëve të kryesisë.
Një natë më herët, në një debat tejet konstruktiv, krahas kritereve të parapara në statutin e partisë, anëtarët e Kryesisë në mënyrë unanime vendosën edhe kriteret e veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve.
Është kjo fryma e re e nominimit të kandidatëve për deputetë nga radhët e BDI, duke i dhëna hapësirën e vendimarrjes strukturës partiake duke filluar nga baza, respektivisht Këshillat Vendore.
Me respekt:
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar