BDI – Gostivar nis dëgjesën nëpër Këshillat Vendore

Pas Kuvendit Zgjedhor të degës dhe Kongresit partiak, nga sonte kryesia e degës nisi vizitat në Këshillat Vendore, me qëllim të njoftimit nga afër me kërkesat dhe prioritetet në të gjitha vendbanimet e komunës së Gostivarit.

Vizita e parë u bë në Këshillin Vendor të Çegranit, ku krahas zgjedhjes së kryesisë së ngushtë (dy nënkryetarët, dy sekretarët, si dhe kryesinë e Këshillit Vendor), Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani, Sekretari, z. Ylber Jusufi dhe Nënkryetarët, z. Nasir Musliu dhe z. Sherif Miftari, nga afër dëgjuan kërkesat dhe sugjërimet e Këshillit Vendor.

Nga Kryesia e degës, njoftojnë që nisma e dëgjesës së prioriteteve, kërkesave dhe halleve të Këshillave Vendore do të vijon në periudhën në vijin, teksa vijojnë përgatitjet për organizimin e kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor FR-BDI, si dhe përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 Prillit.