BDI – Gostivar, nis përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Forumit Rinor

  • Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në koordinim me Forumin Rinor në Gostivar, ka vijar me aktivitetet rreth përgatitjes dhe mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të degës së FR-BDI në Gostivar.

Kështu, një delegacion i degës i kryesuar nga Sekretari i degës, z. Ylber Jusufi dhe Kryetari i Forumit Rinor – FR, z. Visar Rustemi, vizitoi dhe realizoi takim me kryesinë e Furimit Rinor në Këshillin Vendor të Çegranit.

Në takimin e realizuar të dielën në mbrëmje, janë koordinuar aktivitetet për Kuvendin Zgjedhor, sakaq, takimet e tilla me Forumet Rinore në të gjitha Këshilat Vendore të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, do të vijojnë edhe në ditën në vijim.

Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor, FR-BDI në Gostivar, pritet të mbahet gjatë mujat Shkurt, ndërkohë Kryesia e degës vazhdon vizitat në Këshillat Vendore rreth dëgjimit dhe evidentimit të kërkesave dhe prioriteteve që kanë Këshillat Vendore në çdo vendbanim.

Po ashtu, kanë filluar përgatitjet intensive për mbajtjen e zgjehdhjeve të parakohshme parlamentare të 12 Prillit.