BDI – Gostivar reagon ndaj deklaratave skandaloze të Arben Taravarit

Të nderuarë qyetetarë të komunës së Gostivarit,

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një mendje të shthurrur, të një mendje të etur për pushtet e cila e ka humb kontaktin me realitetin dhe pa e kuptuar fare ofendoi rëndë me qindra familje të persekutuara nga pushteti i para vitit 2001.

Të gjithë e dëgjuam, fjala është për Kryetarina e komunës së Gostivarit i cili mbrëmë në një intervistë në televizionin 21, pa e kuptuar fare se çka flet, duke dashur që të shpifë ndaj BDI-së e tregoi edhe një herë fytyrën e vërtetë dhe mosnjohjen e shumë proceseve të popullit tonë.

Ndër të tjerat tha se kinse BDI-ja paska rënuar çdo gjë të mirë që kishim para vitit 2001.

Ne e pyesim publikisht Kryetarin e komunës se çka kishte populli Shqiptar të mirë para vitit 2001 e që se ka sot ?

Mos ndoshta Kryetari ka nostalgji kur populli Shqiptar vritej vetëm se kërkonte të drejtën që të ketë universitet në gjuhën shqipe, apo i duket periudhë e mirë koha kur populli shqiptarë persekutohej dhe vritej vetëm se kërkote përdorimin e flamurit Shqiptar, mos ndoshta sipas doktorit ishte kohë e mirë koha kur çdo i dyti mërgimtarë sa po vinte në vendëlindje i mereshte pasaporta nga “milicija”, e asaj kohe pa asnjë llojë preteksti dhe duheshte të jap me mijra marka për ta marë, apo ndoshta gjithnjë sipas doktorit ishte kohë më e mirë kur në mes të Gostivarit malltretoheshin me rrahje dhe burgosje qindra nxënës të shkollave mesme vetëm pse kërkonin mësim në gjuhën amëtare apo burgoseshin vetëm pse në dasmat dhe ahengjet e tyre këndoheshte shqip, ose ndoshta i mungon koha kur Shqiptarët ishin thjeshtë qytetarë të dorës së dytë në këtë shtet dhe arestoheshin e malltretoheshin pa as një pretekst me akuzat e iredentisteve dhe nacionalistëve sa herë që shihte ëndrra pushteti i atëhershëm e shumë e shumë raste të tjera që i dinë edhe fëmiu i gjepit, por ja që doktori i mendjes nuk i ditka, ose ka nostalgji për atë kohë se ndoshta ka qenë pjesë e të përgëdhelurve të atij sistemi.

Epo doktor sado që ti te qenkan dukur të mira ato kohë, pjesës dërmuese të popullit Shqiptar jo, dhe falë 2001 doktor ajo kohë ka marë fund njëherë e mirë, sot shqipëtari është Zot në trojet e veta në RMV.

Është koha e fundit doktor që të pastroni gjakun tuaj nga partia amë e juaj (PDSH), dhe të leni njëherë e mirë stilin që secilën fillim të fushatës zgjedhore betoheshi se keni fituar zgjedhjet, por në fund dilte puna ndryshe, fatura që e bën në shtëpi nuk përputhet kur del në pazarë doktor.

Leni shpifjet e ofendimet, por puno diçka në të mirë të qytetarëve të Gostivarit për të cilët premtime të votuan, leji politikat e mdhaja se 12 Prillin do e keni si gjithmonë, populli Shqiptar din të vlersoj dhe si ta ndajë shapin nga sheqeri.

Ne të kuptojmë plotësisht por dije se edhe lakmia e madhe, në këtë rast për pushtet, është sëmundje mendore, zgjohu doktor zgjohu nga gjumi.

#BDI #Gostivar