BDI Gostivar të pranishëm në themelimin e Shoqatës së fëmijëve me autizëm në qytetin e Gostivarit

Sot bashkë me nënkryetarin e degës, z.Sherif Miftari dhe anëtarin e kryesisë, z.Valdet Xhaferi, ishim të pranishëm në aktin e themelimit të Shoqatës së fëmijëve me autizëm në qytetin e Gostivarit.

Përgëzoj themeluesit e kësaj shoqate, me theks të veçantë, z. Valon Emini, për vullnetin e mirë dhe dëshirën për të dalur në ndihmë të kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë, informon Bashkim Hasani në Facebook.