BDI mbështet shtyrjen e zgjedhjeve

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate njofton se mbështesin shtyrjen eventuale të zgjedhjeve të 12 prillit për shkak të pandemisë së virusit korona.

“Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në radhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhënjimit në betejën e përbashkët kundër virusit. Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje. Me zgjedhjet dhe fushatën do të merremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.”-thuhet në komunikatën e BDI-së.