BDI: Më shumë financa për komunat dhe zhvillimin e tyre

Avancimi i procesit të decentralizimit dhe pavarësia finasiare e komunave është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në këtë drejtim, Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se miratimi nga ana e Qeverisë i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale ka për qëllim rritjen e kapacitietit fiskal të komunave, menaxhimi ekonomik i tyre dhe rritjen e transparencës.

Ndryshimet e propozuara do ta përmirësojnë  kapacitetin fiskal dhe do t’i rrisin të ardhurat e komunave përmes  rritjes graduale të shkallës së grantit të TVSH-së dhe tatimit personal të të ardhurave, me qëllim të pavarësisë më të madhe financiare dhe stabilitetit të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Me propozim ligjin parashihet rritja graduale e të hyrave nga tatimi personal mbi të ardhurat nga 3% në 6% deri në vitin 2024, gjegjësisht përqindja për vitin 2022 do të jetë 4%, për vitin 2023 do të jetë 5% dhe për vitin 2024 do të jetë 6%. Këto të ardhura, komunat i marrin nga të hyrat nga tatimi i të ardhurave personale mbi pagat e personave fizikë, të akëtuara në komunën në të cilën janë paraqitur me vendbanim dhe vendqëndrim. Në Ligj propozohen edhe ndryshime për rritjen graduale  të normës së dotacionit nga TVSH-ja prej 4.5% në 6%. Me këtë mundësohet sigurimi i të hyrave nga TVSH-ja në vlerë prej 6%, nga TVSH-ja e arkëtuar e realizuar në vitin paraprak fiskal duke filluar nga viti 2024. Njëkohësisht, edhe këtu parashihet rritje graduale, kështu që në vitin 2022 do jetë 5% dhe në vitin 2023 do shënojë 5.5%

Me reformat në sektorin financiar gjithashtu parashihet të themelohet Agjencia e re për zhvillim rajonal dhe lokal përmes së cilës do të jenë në dispozicion më shumë mjete për projekte infrastrukturore të komunave, që do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë rajonal. Agjencia do të disponojë mjete nga buxheti qendror, por edhe mjete financiare nga institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare për financimin e projekteve infrastrukturore kapitale të komunave.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka në fokus zhvillimin e komunave dhe në këtë drejtim konsideron se refomat në sistemin finansiar janë të nëvojshme me qëllim të që komunat të realizoojnë projekteet që janë në interes të qytetarëve dhe krijimin e kushteve për jetë më cilësore.