BDI: Nga sot, moratorium të gjitha aktiviteteve tona zgjedhore. #kujdesemi

Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje
me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020.

Të dielën, më 22 mars, liderët duhet të takohen që të vlerësojnë situatën dhe të sjellin vendime të ërbashkëta në përputhje me rrethanat.

Apelojmë deri tek qytetarët që mos të bëjnë panik, të qëndrojnë në shtëpi, dhe të kanë kujdes duke espektuar udhëzimet e autoriteteve të vendit.

Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë t’ju dilet në ndihmë, linja telefonike e BDI-së 080055000 do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga dita e hënë bashkë me aktivistët tanë dhe të gjitha strukturat tona duke i respektuar njëkohësisht të giitha rekomandimet për kujdes, përdorim të dorëzave, maskave, dezinfektuesve.