BDI sot vulos ndryshimet dhe të ardhmën

Bashkimi Demokratik për Integrim në Kongresin e sotëm të katërt zgjedhor do të zgjedh Kryetarin e partisë, Kongresin e vazhdimësisë i cili përbëhet nga 1/3 e delegatëve, Komisionin Qëndror Zgjedhor partiak, Këshillin kombëtar ku do të marrin pjesë edhe personalitete eminente nga vendi dhe jashtë,.

Gjithashtu, do të miratohen ndryshime statutare me të gjitha organet e reja partiake, përfshirë edhe Sekretarin për mundësi të barabarta si dhe 5 rezolutatet në formën e prioriteteve programore: Integrim konsensual, Veting, Jetesë cilësore, Zhvillim dhe vende pune si dhe Rinia në vend të parë, bashkë edhe me Deklaratën për vlerat tona.
Jemi të bindur që rezultatet e Kongresit do të kontribuojnë në politika të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Kongresi do të mbahet sot, e shtunë 21 dhjetor 2019, me illim në ora 16:00 në Qendrën Sportive Rekreuse “Kalaja” në Shkup.

Paraprakisht, BDI ka zgjedhur përbërje tërësisht të plotë të rinisë dhe të forumit të grave, gati se 100% të kryetarëve të rinjë të degëve dhe mbi 90% të kryetarëve të rinjë të këshillave vendor në një procedure konstruktive, demokratike dhe transparente.