BDI takoi banorët e lagjes Drenovec në tetovë, para qytetarëve u prononcua Bajram Rexhepi

Bashkimi Demokratik Për Integrim sot në agjendën e takimeve me qytetarët e Tetovës ka qëndruar në lagjen Drenovec ku ky subjekt po zhvillon fushatën për zgjedhjet Presidenciale në mbështetje të kandidatit Konsensualt të mbështetur nga gjithsej 32 parti, Stevo Pendarovski.

Para qytetarëve foli Drejtori i Resurseve Energjetike Bajram Rexhepi,sidhe anëtari i shtabit komunal të BDI-së i cili theksoi se ashtu siç LSDM qëndroi fuqishëm në mbështetje të shqiptarëve në Tetovë në Strugë në zgjedhjet komunale ashtu edhe ne shqiptarët duhet të përkrahim kandidatin konsensual Stevo Pendarovskin i cili do të jetë President i barabartë për të gjith etnitë,ashtu siç është krytare e të gjithve Teuta Arifi në Tetovë dhe Ramiz Merko në Strugë.

Po ashtu ai theksoi se shqiptarët duhet të jenë vota fituese e Pendarovskit.