BDI Tetovë nesër zgjedh kryesinë e re, ja kush janë kandidatët

Në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor në degën Tetovës.

Kuvendarët e deleguar do të zgjedhin kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Tetovës.

Punimet do të zhvillohen në ora 17:00 në Pallatin e kulturës në Tetovë.

Aktuale.mk mëson se kandidatë të mundshëm për kryetar dege do të garojnë Festim Halili dhe Florin Besimi.

Në punimet e kuvendit i pranishëm do të jetë edhe lideri i partisë, Ali Ahmeti.