Bëhuni gati, po fillon bora…

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëruan se vijon një periudhë e motit me vranësia të ndryshueshme dhe më ftohtë me periudha të diellit dhe me erë të përforcuar veriore.

“Në pjesët veriore në vendet më të larta dhe në zonat malore do të ketë kushte për dëborë. Të shtunën reshje të përkohshme dëbore do të ketë edhe në vendet më të ulëta”, bënë të ditur nga Drejtoria.

Moti sot do të jetë kryesish me vranësira, në pjesët veriore dhe lindore me shi lokal, ndërsa më vendet më të larta dhe në zonat malore dëborë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë luginës së Vardarit edhe në pjesët lindore do të ketë erë të përforcuar veriperëndimore.

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 e deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm me shi të përkohshëm paradite. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.