Bekim Jashari: Komuna e Skënderajt ka fituar grant prej 207 mijë euro, falë qeverisjes transparente

Sot me Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për grantin e përformancës që si komunë kemi fituar si rezultat i angazhimit tonë në qeverisje të mirë e transparente.

Granti 207 mijë euro do të përdorët për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelberta, ndërtimin e terreneve sportive, ndriqim publik dhe trotuare.

Për këtë grant falënderoj MAPL-në, ministren Redžepi, sekretaren Ukimeraj dhe donatorët që përkrahen këtë grant të përformancës për komunat.

Të dashur qytetarë me bashkëpunim të ndërsjelltë, mirëbesim, qeverisje të pastër, transparente e me llogaridhënie do të arrijmë që të jemi shembull i qeverisjes së mirë për të gjithë., ka informuar në Facebook, Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.