Bekim Jashari pret në takim Kryeministrin Albin Kurti

Sot prita në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, të cilët i informova rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që kemi marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Me Kryeministrin Kurti biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi.

Gjatë këtij takimi u bëmë thirrje qytetarëve për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.

Bashkë do t’ia dalim!, informon në Facebook Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.