Bekim Jashari uron motrën Besartën me emocione të mëdha

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar për ditëlindje, motrën e tij Besartën, me një urim shumë emocional, duke ia përkujtuar vlerën që ka ajo si motër.

Z. Jashari mes tjerash, ka shkruar: “Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë!”.

Ja postimi i z. Jashari në fb:

Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi të këndshme e të pakëndshme.

E dashur Motër,

Dhe po ta dish, që Ti je personi më i dashur për mua në këtë botë.

Dhe po ta dish, që dashurinë për Ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur.

Dhe po ta dish, që jo vetëm Motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë.

Besartë,

Ashtu siç do të doje që fëmijët tuaj të kenë në jetë, njësoj dua edhe unë për Ty!

Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë!

Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj!

Gëzuar datëlindjen!