Bekim Jashari uron shqiptarët e besimit islam: Me fat Kurban Bajramin!

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, duke cekur se këtë bajram po e presim në rrethana jo të zakonshme, ku si pasojë e situatës pandemike nuk do të takohemi në xhami e në vizita familjare.

Uroj që edhe kjo festë të na shërbejë për të rritur besimin tonë në zotin e madhërishëm, besimin në vlerat tona që na bashkojnë: Humanizëm, solidaritet e tolerancë mesh nesh, ka shkruar ai.

Ja postimi i z. Bekim Jashari:.

Të dashur vëllezër e motra të besimit islam,
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke uruar shëndet, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja.
Këtë vit edhe këtë bajram po e presim në rrethana jo të zakonshme, ku si pasojë e situatës pandemike nuk do të takohemi në xhami e në vizita familjare.
Në këtë drejtim kërkoj nga të gjithë ju që t’i përmbahemi masave preventive kundër pandemisë, armikut tonë të përbashkët.
Uroj që edhe kjo festë të na shërbejë për të rritur besimin tonë në zotin e madhërishëm, besimin në vlerat tona që na bashkojnë: Humanizëm, solidaritet e tolerancë mesh nesh.
Me fat Kurban Bajrami!