Bekim Memeti sot përfundoi asfaltimin e rrugës Kondovë – Radushë (Foto)

Drejtori i Ndërmarjes Rrugët e Maqedonisë z. Bekim Memeti ka bërë të ditur se sot ka përfunduar asfaltimi në rrugën Kondovë -Radushë.

Me këtë projekt të rëndësishëm për banorët e asaj zone vazhdon fokusimi i drejtorit Memeti për të përmirësuar infrastrukturën siç ka bërë në shumë zona tjera shqiptare. Drejtori Memeti thotë se ky është një detyrim yni në shërbim të qytetarëve dhe realizuar kërkesat e tyre për kushte sa më të mira për ta.

Dejtori Memeti tha se angazhimi i tij nuk do të ndalet këtu në ndërkohë që ai premtoi në realizimin e projekteve të rradhës.

Edhe ky projekt infrastrukturor, ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave por edhe për banorët që frekuentojnë nga vendet tjerë, kjo rrugë gjithashtu shërben edhe si rrugë që rrjedhimisht lehtëson lëvizjen për në Tetovë.