Në Partinë Alternativa, nuk kanë të ndalur dridhjet brenda partiake.
Pas largimit të Skender Rexhepit – Zejdit, dhe disa pakënaqësive të themeluesve të partisë në degën e Kumanovës, burime brenda partisë bëjnë të ditur se apetitet personale të individëve caktuar në Alternativa nuk kanë të ndalur.
Tani në skenë ka dalur ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili duke qenë se është sekretar gjeneral, flitet se lakmon timonit timonin e Partisë.
Edhe vetë është i vetëdijshëm se në realizimin e këtij qëllimi do ta ketë vështirë, sepse nuk kan kaluar disa muaj që kur në Kongresin e Aletrnativas lider i partisë u zgjodh Afrim Gashi.
Si duket ministri Bekim Sali, ka menduar edhe për rrugët alternative, sepse flitet se nëse jo në krye të Alternativës , atëherë burimet brendapartiake thonë se ai shumë pranë është të rreshtohet në LSDM.