Bekteshi deklason Gjorcevin e VMRO dhe Kostov të LSDM në Alsat-m

Debat i ashpër u zhvillua në kuadër të Programit 200, që do të transmetohet sonte në ora 22 në Alsat. Përfaqësuesit e katër partive Vllatko Gjorçev nga VMRO DPMNE, Kreshnik Bekteshi nga BDI, Kosta Petrov nga LSDM dhe Azir ALiu nga ASH me akuza dhe kundër akuza për ofertat e ndërsjella por edhe për atë se çfarë është realizuar nga qeveria e deritanishme. Nga ana tjetër të gjitha partitë pranuan se ky proces zgjedhor do të jetë jo tipik dhe me sfida për shkak të situatës me Kovid 19.