Bekteshi dhe përfaqësuesit nga vendet e rajonit i shprehën pikëpamjet e tyre mbi panelin ministror të dedikuar për ndihmën shtetërore për investitorët

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe përfaqësuesit nga vendet e rajonit i shprehën pikëpamjet e tyre mbi panelin ministror të dedikuar për ndihmën shtetërore për investitorët, në kuadër të Samitit evropian të zonave të lira që po mbahet sot në Shkup me mbi 350 pjesëmarrës.
`Në dhjetëvjeçarin e kaluar, mekanizmi i ndihmës shtetërore në Maqedoninë e Veriut u vlerësua me një mungesë transparence dhe mungesë të logjikës reale ekonomike, në aspekt të sasisë së shpenzuar për përpjekjet për të tërhequr kundrejt vendeve të sapokrijuara të krijuara të punës nga investimet e reja të huaja dhe nga përfitimet për ekonominë lokale. Për të zgjidhur problemin, qeveria e re aplikoi Planin për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit jetësor në vend, i cili është shëndruar në politikën e qeverisë pas një debati publik me sektorin e biznesit. Është fakt se përpjekjet për të nxitur investimet e huja të drejtpërdrejta duhet të shoqërohen nga stimuj të caktuar qeveritarë, por qasja e Qeverisë synon të lidhë dhe zhvillojë më tej ekonominë lokale në partneritet me kompanitë që veprojnë në zonat teknologjike industriale zhvillimore në vend. Trajtimi i barabartë i investitorëve të vendit dhe të huaj ka kontribuar në reduktimin e dallimit mes tyre, ndërsa qëllimi është rritja e mëtejshme e punësimit dhe stimulimi i rritjes së pagave neto, `theksoi  Bekteshi.
Në debat u bisedua për harmonizimin e politikave të rajonit dhe për unifikimin e pikëpamjeve mbi dhënien e ndihmës shtetërore, për shkak të nevojës për harmonizimin e saj me iniciativën e BE -së.
Antoaneta Bares, drejtoreshë e Përgjithshme e kompanisë nacionale  për zona industriale në Bullgari, vuri në dukje se vendi i saj, si një vend anëtar i BE, i ndjek zhvillimet në zonën e euros, siç janë procedurat e shpejta, mundësia e blerjes së tokës dhe investimi në zona.
Por, sipas Bares, problemi më i madh i Bullgarisë është mungesa e fuqisë punëtore prandaj paraqitet nevoja  për të punuar së bashku në partneritet me vendet e rajonit për të prodhuar kuadër cilësor,i cili do të jetë veçanërisht i aftë për të punuar me teknologji të lartë, karakteristike për kompanitë e pranishme në zonat teknologjike.
Drejtori i Drejtorisë për Zonat e industriale zhvillimore teknologjike të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Mlladenovski, përcolli një mesazh se ndihma shtetërore nuk është gjëja më e rëndësishme, por krijimi i një fuqie punëtore të kualifikuar.
`Pas fuqisë punëtore të kualifikuar, vjen infrastruktura e ofruar nga zona dhe më në fund vjen ndihma shtetërore `, tha Mlladenovski.
Në diskutimin panel mori pjesë edhe Dragan Kostiq, drejtor i bordit të Organizatës Botërore të Zonave të Lira dhe Drejtor i Zonës së Lirë në Pirot, i cili plotësisht u pajtua me pozitën e homologut të tij maqedonas, duke theksuar se sfida kryesore për zonat është që në mënyrë të shpejtë dhe efikase të sigurojnë kushtet e nevojshme për kompanitë e interesuara për investime, si infrastruktura dhe menaxhimi i doganave.
Drejtori i  `Enterprise Greece`, Sterjulis Grigoris, përkujtoi forumin e biznesit midis kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë, që kohë më parë u zhvillua në Shkup.
`Një muaj më parë, në këtë sallë ishin qindra biznesmenë grekë dhe nga ata dëgjova mesazhin për bashkëpunim të ndërsjellë. Dëshiroj të theksoj se Greqia e mbështet plotësisht Maqedoninë e Veriut që sa më shpejt të jetë e mundur për të hyrë në tregun e BE. Vendet e rajonit kanë nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe në këtë mënyrë, të gjithë do të kemi rezultate më të mira. Ndërsa hyrja në zonat e lira lejon një rritje në fushën e globalizimit, `tha Grigoris.
Pas përfundimit të diskutimit të panelit ministror, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis ZIZHT dhe Organizatës Botërore të Zonave të Lira dhe në orët e pasdites janë caktuar panelet me temën `Ardhmëria  e zonave të lira dhe sfidat me të cilat ballafaqohen`, `Tregtia e paligjshme dhe efektet e saj në zonat e lira dhe programet e tyre të sigurisë `dhe` Krijimi i një shoqate që do të përfshij të gjitha llojet e zonave `, ndërsa gjatë ditës së nesërme, planifikohet vizitë në zonën e lirë ekonomike në Shkup.