Bekteshi: Do të formohet Fond për turizëm për ndihmë të sektorit pasi të përfundojë kriza me koronavirusin

Shteti ditëve në vijim do të formojë Fond për turizëm i cili do të punojë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe do të ketë mbi dy milionë euro në dispozicion që t’u del në ndihmë hotelierëve dhe Agjencive turistike për tejkalimin e problemeve që i shkakton koronavirusi në këtë sektor, ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo, siç tha në emisionin Top- tema në TV Telma, do të bëhet përmes subvencionimit të drejtpërdrejtë pasi të përfundojë kriza.