Bekteshi injoron Mukin BDI nuk meret me individa

Në një debat televiziv në TV Sitel Ministri Kreshnik Bekteshi ka komentuar zgjedhjet e fundit presidenciale ku qytetarët zgjodhën të parin e shtetit. Në pyetjen e Gazetarëve se si i sheh ai votat e shqiptarëve dhe sa është meritore BDI për këtë triumf të Pendarovskit Bekteshi u përgjigj se Bashkimi Demokratik Për Integrim edhe njëherë dëshmoj se ka mbështetjen e pakontestueshme të shqiptarëve dhe me këtë u vulos ideja e koncensualitetit që BDI e promovoj 5 vite më parë.

Bekteshi po ashtu në pyetjen e kordinatorit të grupës parlamentare të VMRO-së se si e komentoni deklaratën e Muhamed Zeqirit, Ministri Bekteshi deklaroi se deri më tani as është marë por as që e ka ndërmend të meret Bashkimi Demokratik Për Integrim me një individ, as me dy as me pesë, bDI është parti e cila nënshkruan dhe bashkpunon me një grup njerzish dhe ky bashkpunim nuk bëhet kafeneve por në Parlament dhe ne nuk meremi me Muhamed Zeqirin. Kujtojmë që dikund 60 mi vota ishte dallimi mes kandidatit konsensual Stevo Pendarovski dhe kandidates së VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova.

Në pyetjen e Gazetarëve se sa beson ai që do të mbahen premtimet Bekteshi u përgjigj se kemi zgjedhur rrugën drejt Nato dhe Be kemi zgjedhur rrugën e cila do na sjell ritje të madhe ekonomike e financiare me çrast maqedonisë do i riten shansat përr kthimin e atyre që morën rrugën e mërgimit theksoi Bekteshi në Sitel Tv. Ai nuk la pa përmendur se këto zgjedhje ishin fer demokratike e siç theksoi ai të pastërta si kristali.

Pjesë nga studio e hapur në tv Sitel me përfaqësues të partive politike kushtuar zgjedhjeve presidenciale 2019.

Pjesë nga studio e hapur në tv Sitel me përfaqësues të partive politike kushtuar zgjedhjeve presidenciale 2019. Proces ku qytetarët treguan pjekuri dhe nivel të lartë në përzgjedhjen e kandidatit koncensual të cilin e mbështeti edhe BDI duke vulosur përpjekjet tona për rrugëtimin sa më shpejtë drejt strukturave euroatlantike. #Për një të ardhme më të mirë Дел од Oтворено студио на ТВ Сител со претставници на политичките партии посветена на Претседателските избори 2019. Процес каде граѓаните покажаа зрелост гласајќи го консензуалниот кандидат поддржан и од ДУИ, како главни потписници на нашите напори за интегрирање во евроатланските структури .#За подобра идинина на сите нас

Gepostet von Kreshnik Bekteshi am Montag, 6. Mai 2019