Bekteshi: Me implementimin e standardeve HALLALL për më shumë eksporte dhe më shumë turistë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për kompanitë që kanë implementuar standardin HALLALL në periudhën nga janari deri në qershor 2019, ngjarje e organizuar nën kujdesin e Agjencisë përimplementimin e standardit HALLALL në Maqedoni.

Nëceremoninë, tëudhëhequrngaDrejtori i AgjencisëMuamer Veseli, MinistriBekteshitheksoi se ndarja e çertifikatave përkompanitëqëzbatojnëstandardin HALLALL, përtëcilatpërshtatëvjetrreshtMinistria e Ekonomisëndan subvencione, paraqet një lloj konfirmimi për përmirësimin e konkurrencës së kompanive dhe “kartontëgjelbër” gjatësigurimittëplasmanitnëtregjet e reja.

„Dua të kujtoj se kjo iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë filloi në vitin 2013 me një buxhet modest prej 500 mijë denarë, me qëllim të bashkëfinancimit të shpenzimeve të kompanive përshërbimekëshilluese për prezantimin e sistemit HALLALL, të cilat janë të nevojshme para lëshimit të çertifikatës HALLALL. Buxheti për financimin e çertifikimit të standardeve HALLALL është rritur nga viti në vit. Edhe këtë vit, Ministria e Ekonomisë vazhdoi mbështetjen e kompanive për çertifikimin e standardit HALLALL dhe për këtë qëllim siguroi mjete në shumën totale prej 2.000.000 denarë. Mjetet kanë për qëllim të subvencionojnë 60% të shpenzimeve të dëshmuara të çertifikimit të sistemit HALLALL, por jo më shumë se 200,000 denarë për aplikues”, theksoi Ministri Bekteshi.

Ministri i ftoi të gjitha kompanitë dhe subjektet afariste që duan të rrisin eksportin dhe tregun e tyre dhe të hyjnë në tregjet e treta, por edhe t’i përmirësojnë shërbimet e tyre për turistët, të aplikojnë dhe përdorin mjetet që Ministria e Ekonomisë i jep për çdo vit.

“Prej këtij viti hapet mundësia që restorantet dhe hotelet të aplikojnë dhe të marrin një çertifikatë të tillë në mënyrë që të tërheqin turistët nga vendet që kanë standarde të tilla. Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, dhe madje edhe përmbushjen e standardeve të kërkuara. Ministria e Ekonomisë së bashku me Agjencinë për zbatimin e standardeve HALLALL do të vazhdojnë edhe më tej të mbështesin të gjitha kompanitë që të bëhen më konkurruese si në tregun vendor edhe në tregjet e huaja, por edhe për të rritur ofertën turistike të vendit”, theksoi Ministri Bekteshi dhe shtoi se kjo është e rëndësishme për faktin se tregu global HALLALL vlerësohet me më shumë se 800 miliardë dollarë, ndërsa vetëm tregu evropjan vlerësohet me mbi 66 miliardë dollarë në vit.

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi falënderoi Ministrin Bekteshi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë ua ofron kompanive, të cilat i përgëzoi për marrjen e çertifikatave të dhëna me këtë rast.

Në ceremoninë e sotme u ndanë çertifikata për përmbushjen e standardeveHALLALL për 14 kompani.