Bekteshi: Me Ligjin për investime strategjike hapen mundësitë për cikël të madh investimesh në vend

Kuvendi dje pasdite, në kuadër të seancës së 130-të me shumicë votash e miratoi Ligjin për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Express.

Sot përmes një statusi në facebook, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se me këtë ligj, janë hapur mundësitë për një cikël të madh investimesh të reja në Maqedoninë e veriut.

“Kuvendi miratoi Ligjin për investime strategjike. Me këtë zgjidhje ligjore hapen mundësitë për cikël të madh të investimeve në vend, shkroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në facebook-un e tij./Gazeta Expresss/