Bekteshi, ministri i parë shqiptarë që promovoi vendin në Davos, takime të jashtëzakonshme me diplomat e mes tyre dhe ish sekretarin Kerry

MINISTRI SHQIPTAR,NË DELEGACIONIN QEVERITAR TË MAQEDONISË NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR NË DAVOS TË ZVICRËS…

Delegacioni i shtetit tonë në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, do ishte jo i plotë pa ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin, i cili përpos që po tregohet një ministër tejet i suksesshëm dhe i matur në veprime dhe vendimmarrje në vendin tonë, Bekteshit nuk i mungoi paraqitja e fuqishme diplomatike edhe në Davoz të Zvicrës, nga ku, edhe gjatë takimeve të shumta, promovuan bashkë Maqedoninë, tanimë, si vend stabil dhe i sigurt për investimet e huaja. Ministri Bekteshi, në këtë forum botëror ekonomik, ka realizuar po ashtu edhe takime të shumta me kompani të fuqishme botërore, të cilat janë edhe investitorë potencial të ardhshëm të vendit tonë, që do ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë dhe uljen e papunësisë në vendin tonë.

Me paraqitjen e tij në Davoz, Ministri Bekteshi përforcoi edhe një herë idenë se, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kuadro të fuqishëm, dhe diplomatë reflektues edhe në nivele më të larta botërore, të cilët mund të drejtojnë vendin tonë drejt investimeve dhe drejt një jete më të mirë për banorët. Ndër takimet më të theksuara të zotit Bekteshi bashkë me Zotin Zaev dhe Angjushev, ishte pa dyshim ai me Komisionarin Hahn ku bashkë është konstatuar se në afatet e caktuara kohore po realizohet Marrëveshja e Prespës dhe se tashmë ka ardhur koha që të gjitha proceset politike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e reformave me qëllim që të mundësohet nisja sa më e shpejtë e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zaev, Bekteshi dhe Angjushev gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg transmetuan porositë për përkrahjen dhe inkurajimin që vazhdon të arrijë nga NATO-ja gjithnjë duke pasur për qëllim realizimin sa më parë të Marrëveshja së Prespës në tërësi dhe me këtë, edhe hapjen e një kapitulli të ri për Maqedoninë dhe drejtimin e shtetit në rrugën euro atlantike, si e ardhme e vetme e vendit tonë.

Paraqitja e zotit Bekteshi, kohëve të fundit ka reflektuar mirë edhe në shumë takime dhe debate publike që realizoi në vend, me theks të veçantë, qasja e tij e re ndaj kompanive në rajonin perëndimorë të vendit, të cilave iu premtoi përkrahje të parezervë në drejtim të zhvillimit të tyre, sidomos përmes shfrytëzimit të fondeve evropjane, për qëllim shtimin e kapaciteteve të tyre. Bekteshi kohëve të fundit ka reflektuar po ashtu edhe në debatin që u zhvillua në mediat e vendit, me protestuesit për zhvillimin e Kodrës së Diellit, të cilëve po ashtu, iu premtoi lëvizje të shpejtë të punëve në drejtim të përmirësimit të kushteve në kodrën e Diellit, sidomos me fillimin e analizës për përmbajtjen e saj dhe nxjerrjen e Kodrës së Diellit për koncesionim, gjë kjo që, vite me radhë nga ministrat e kaluar të ekonomisë nuk është bërë.