Bekteshi: Ministria e ekonomisë punon vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për rritjen e numrit të turistëve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar se si ministri po punojnë vazhdimisht për përmirësimin e ekonomisë vendase dhe kjo do të arrihet falë krijimit të kushteve për turizëm në Maqedoninë e Veriut. “Sot dëgjova propozime nga Dhoma për turizëm dhe hotelieri, Shoqata FOTAM dhe Asociacioni kombëtar për turizëm hyrësjes për modelet e subvencionimit të turizmit, por edhe për modelin e sigurimit të përgjegjësisë tek tur-operatorët turistikë. Ministria e ekonomisë punon vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për rritjen e numrit të turistëve dhe zbatimin e masave të reja me qëllim për ta bërë Maqedoninë Veriore një destinacion edhe më atraktiv turistik” –deklaroi Bekteshi.