Bekteshi nesër në Tiranë, pjesëmarrës në Samitin Rajonal të Turizmit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nesër (e martë 14.01.2020) në Tiranë, Shqipëri do të marr pjesë në Samitin Rajonal të Turizmit ““Turizmi Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”,i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri dhe Organizata Botërore e Turizmit.

Tema kryesore e këtij Samiti Rajonal të Turizmit, i mbajtur në Tiranë është rëndësia e turizmit dhe si të vlerësohet kjo industri e cila menaxhon katastrofat dhe krizat humanitare.

Më 26 nëntor 2019, Durrësi me rrethinë u goditën nga një tërmet i fuqishëm në të cilin mijëra njerëz mbetën pa shtëpi dhe më shumë se 5,000 njerëz u strehuan brenda 24 orëve.