Bekteshi: Per here te pare kontrolli i naftes ne pikat e furnizimit

Per here te pare shtetit pajiset me laborator mobil per kontrollin e cilesise se derivateve te naftes.Fillojme me kontrolla drejperdrejt ne pompat e benzines si dhe te gjithe importeve me te vetmin qellim sigurin e qytetareve per tu furnizuar me derivate cilesore.Çdo parregullesi mund ta paraqisni ne Inspektoratin e tregut ,pershkak se tash ne kohe rekord dhe ne vendngajrje mund te matet kualiteti i naftes. Maqedonia është furnizuar me laborator mobil për kontrollin e cilësisë së karburanteve që përdoren në vend.Shteti për këtë laborator do të paguaj rreth 600 mijë euro. Informacionin e ka konfirmuar edhe vet ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministria e ekonomise dhe Biroja per Meteorologji ne interes te qytetareve!Per here te pare shteti pajiset me laborator…

Gepostet von Kreshnik Bekteshi am Samstag, 23. März 2019

Nuk është i rëndësishëm çmimi i laboratorit mobil, por fakti se qytetarët do të mundem të japin rekomandime në Inspektoratin shtetërorë të tregut apo në Ministrinë e ekonomisë si institucione pergjegjese obligohemi t’i kontrollojmë këto pika të karburantit, ku është mbushur benzinë apo nëse ka pasur problem në ndonjë automobil të qytetarëve eshte shprehur ministri i ekonomise Kreshnik Bekteshi pas paralajmerimeve per hapjen e ketyre laboratoreve. Bëhet fjalë për furgon me standarde të larta teknologjike i cili do te beje verifikimin e cilësisë se derivateve të naftës nëpër pikat e karburantit, i perkasin teknologjise moderne ku në terren do te munde të bëhen analiza të dhjetë parametrave të cilësisë së derivateve të naftës. Sipas Bekteshit kjo do të jetë hera e parë që shteti bën kontroll të karburanteve në terren.Këtë investim shteti e bën pas kritikave të shumta nga qytetarët se përdorin karburante jocilësore. Nderkohe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut,njoftojne se gjobat për mbushjen e karburanteve jocilësorë sillen prej 5000 deri 25.000 euro, varësisht nga shkelja.