Bekteshi: Përmes Programit për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2019 kemi ndarë mjete në vlerë prej 21 milion denarësh

Ministria e Ekonomisë përmes programit për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2019 ka ndarë mjete në vlerë prej 21 milion denarësh. Këtë e bëri të ditur ministri Bekteshi duke theksuar se sot 87 kompanive u ndanë vendime për pagesë të subvencioneve.

“Duke pasur parasysh nevojat e sipërmarrësve Ministria e еkonomisë vazhdimisht bën përpjekje për të nxitur frymën sipërmarrëse në mesin e popullatës dhe ndërmerr masa dhe aktivitete për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të lehtësuar procesin e krijimit të ndërmarrjeve të reja. Përmes Programi për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2019 kemi ndarë mjete në vlerë prej 21 milion denarësh. Sot 87 kompanive u ndamë vendime për pagesë të subvencioneve”, shkruan ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.