Bekteshi: Qeveria miratoi projektligjin për shfuqizimin e Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi projektligjin për shfuqizimin e Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra, i cili u miratua vitin e kaluar nga një grup deputetësh që pritej të filloj më 1 janar të vitit 2020. Kjo zgjidhje ligjore nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe shkaktoi pakënaqësi në mesin e tregtarëve. Ministria e Ekonomisë po punon për një zgjidhje të re ligjore në të cilën do të merren parasysh kërkesat e tregtarëve, organizatorëve të tregut, odave të tregtarëve, si dhe institucioneve shtetërore që do të duhet ta zbatojnë.