Bekteshi: Republika e Maqedonisë së Veriut- mbështetëse e fuqishme e tregtisë së hapur, rritjes së përgjithshme ekonomike dhe sundimit të ligjit mbi tregtinë e mallrave dhe shërbimeve

Një delegacion i udhëhequr nga ministri i ekonimisë Kreshnik Bekteshi në të cilën ka përfaqësues prej dhjet instutucioneve sot po qëndron në Gjenevë për të marrë pjesë në Revizinonin e dytë të politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Bekteshi para delegacioneve të shteteve anëtare shpalosi progresin e vendit që është bërë në gjashtë vitet e fundit që nga shqyrtimi i parë i politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke i prezantuar arritjet kryesore të vendit, ministri në fjalimin e tij theksoi se vendi është mbështetës i madh i një sistemi tregtar shumëpalësh bazuar në rregulla që kontribuojnë në nxitjen e tregtisë së hapur, rritjes së përgjithshme ekonomike dhe sundimit të ligjit mbi tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me detyrimet e OBT. Bekteshi theksoi se vlen të përshëndetet progresi që rrjedh nga konferenca e 11- të e OBT,duke vazhduar me ritmin e zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme ,ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut, që është bashkë-sponsorizuese  e nismave, do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e e-tregtisë dhe rregullimin e shërbimeve vendore.

Ministri në fjalimin tij theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si një vend i vogël, ndërmerr hapa të fuqishme për tiu bashkangjitur Marrëveshjes shumëpalëshe të prokurimit publik. Ai informoi diskutuesit e pranishëm se procesi i pranimit të vendit në këtë marrëveshje tashmë ka filluar dhe po punohet intensivisht në ofertën fillestare që nga shkurti i vitit të kaluar ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar dhe mbështet ekipin e ekspertëve për ti përfunduar me sukses negociatat.

“Qëllimi ynë kohëve të fundit dhe ajo që ne u përqëndruam është anëtarësimi i vendit në Marrëveshjen shumëplaëshe të prokurimit publik që kur aplikuam në mars të 2017 dhe shkurt të vitit 2018 ne kemi paraqitur ofertë fillestare për hyrje në treg. Që nga atëherë oferta është temë diskutimi në takimet e këtij komisioni. Ne pranojmë obligimin për të përshpejtuar bisedimet tona për t’iu bashkuar kësaj Marrëveshje të prokurimit publik dhe jemi të përgaditur  për të paraqitur ofertën përfundimtare për hyrjen në treg sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ti përmbyllim negociatat për pranim deri në fund të 2019” ,u shpreh Bekteshi.

Ministri Bekteshi në ekspozenë e tij me këtë rast në pika të shkurta ka përshkrur politikën ekonomike të shtetit përmes dokumenteve të saj strukturore, siç është Plani për reforma ekonomike 2019-2021 që është në përputhje me Programin e Qeverisë 2017-2020, ku theks i veçantë vihet në reformat e tregut të energjisë dhe transportit, zhvillimit të sektorit bujqësor, atij industrial, sektorit të shërbimeve, kushteve për biznes dhe reduktimit të ekonomisë joformale, pastaj reformave që lidhen me tregtinë,arsimin, tregun e punës, me qëllim që të përmirësohet gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

“Politika ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut  është e fokusuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për biznes, duke mbështetur inovacionin dhe sipërmarrësinë dhe duke tërhequr investitorët e huaj si nxitës kryesorë të rritjes ekonomike.Përpjekjet për të përmirësuar klimën e përgjithshme të investimeve si dhe stabilitetin dhe parashikueshmërinë e saj për të tërhequr nivele sa më të larta të investimeve vendore dhe të huaja, “Doing Business” e Bankës Botërore Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 e ka ranguar në pozitën e 11 ndërsa në vitin 2019 në pozitën e 10. Sipas FMN dhe Bankës Botërore, rreziqe të konsiderueshme për qëndrueshmërinë fiskale, të akumuluara me kalimin e kohës, lidhur me nevojat e larta për bruto financim dhe borxhin publik, Qeveria në vitin 2018 filloi të zbatojë masa për të arritur gradualisht konsolidim fiskal. Në buxhetin e vitit 2019, vendoset norma e dytë e tatimit personal të të ardhurave prej 18% (nga 10%), rrit pragun e përjashtimit nga taksat dhe shkallën e taksës së sheshtë të të ardhurave kapitale nga 10 në 15%. Këto masa pritet të kenë ndikim neto pozitiv në bilancin fiskal me 0.2% të PBB-së për vitin 2019, “tha Bekteshi.

Të gjitha këto politika, që i potencoi ministri, kanë lidhshmëri të ngushtë me Planin për  rritje ekonomike të Qeverisë, me ç’rast Bekteshi paraqiti tri shtyllat që përmbajnë masa për të rritur investimet, konkurrencën dhe inovacionin përmes mbështetjeve direkte të biznesit.

“Plani për rritje ekonomike përmban masa për të rritur investimet dhe konkurrencën e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ndarë në tri shtylla që u japin mundësi subjekteve private të shfrytëzojnë mbështetje direkte prej qeverisë. Një shtyllë zbatohet nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik nëpërmjet të cilit mundësohen katër lloje të instrumenteve mbështetëse të bashkëfinancimit: grante për ndërmarrjet e reja, grantet dhe kreditë e kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve që janë në fazën e prototipit deri në fazën afër tregut, grante për zgjerimin e teknologjisë, për përmirësimin e teknologjive inovative, teknologjisë së avancuar, know-how dhe procese teknologjike, grante për krijimin e përshpejtuesve” u shpreh Bekteshi.

Bekteshi  informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është palë kontraktuese në pesë marrëveshje të tregtisë së lirë.Ka marrëveshje me shtetet anëtare të BE-së, vendet e EFTA-s, palët e CEFTA-s  dhe dy marrëveshje dypalëshe me Turqinë dhe Ukrainën, të cilat sigurojnë liberalizim shumë të lartë të tregtisë së mallrave, bashkëpunim rajonal dhe integrim më të thellë në proceset ekonomike dhe politike evropiane. Ai gjithashtu vuri në dukje progresin e arritur në sektorin e energjisë nëpërmjet Ligjit të ri për energjetikë që ëshë në përputhje me legjislacionin evropian, si dhe progresin e arritur në transport, prokurimin publik, bujqësi dhe sektorët e tjerë.

 

Para prezantimit të rishikimit të politikës tregtare, ministri Bekteshi u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Norvegjisë në OBT dhe Asociacionin evropian për tregti të lirë (EFTA), ambasadorin Dagfin Sorli i cili është diskutues i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e falënderoi atë për angazhimin e tij personal dhe mbështetjen e shtetit në gjithë procesin.

Ministri Bekteshi e informoi atë mbi reformat e fundit të bëra në dy vitet e fundit, kryesisht në sektorët e energjisë, si dhe mbështetjen e fuqishme që qeveria ofron për kompanitë vendase dhe të huaja për të përmirësuar kushtet për të bërë biznes në vend.

Ministri theksoi se vendi ka hyr në një fazë të re të transformimit të ekonomisë, kryesisht në fushën e integrimit në ekonominë rajonale dhe botërore, si rezultat i arritjes së Marrëveshjes së Prespës me Greqinë vitin e kaluar, duke ndryshuar emrin kushtetues të vendit, që do të thotë zgjidhje e kontestit shumëvjeçarë midis të dyja vendeve.

Si rezultat i kësaj, sipas Bekteshit, deri në fund të vitit, Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe pritjet nga reformat e zbatuara janë se në tetor vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Bekteshi dhe Sorley u pajtuan që në gjashtë vitet e fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë përparim në harmonizimin e legjislacionit në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Në shqyrtimin e dytë të politikës tregtare të Maqedonisë së Veriut në OBT ka përfaqësues të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ministrisë së kulturës, Agjencisë për investime të huaja dhe promovimit të eksportit, Byrosë së prokurimit publik, Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Drejtoria për zonat e lira ekonomike, Drejtoria e Doganave, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë etj.