Bekteshi: Sot ua ndamë marrëveshjet 9 investitorëve për ndërtimin e 11 qendrave fotovoltaike

Reformat që kemi bërë në sektorin e energjetikës dhe koncepti i mbështetjes së investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë po japin rezultatet e para.Ministria e Ekonomisë zbatoi në mënyrë mjaft transparente dy procedura për dhënien e primeve për ndërtimin e qendrave fotovoltaike në tokë shtetërore dhe private. Sot ua ndamë marrëveshjet 9 investitorëve për ndërtimin e 11 qendrave fotovoltaike në tokën shtetërore në Sveti Nikole dhe Makedonski Brod, për të cilat në vend që të paguajë shteti, për shkak të interesit të madh në buxhetin e shtetit do të transferohen 2.8 milionë euro. Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete dhe të investojmë në energji dhe mjedis të pastër.
Shkruan në Facebook Kreshnik Bekteshi