Bekteshi-Zheljazkov: Janë kontraktuar shumë projekte për infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm

Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, me shumë sugjerime konstruktive nga të dyja palët, duke reflektuar dëshirën e përbashkët për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, përfundoi takimi i parë i komisionit ndërqeveritar në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, i cili u kryesua nga Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në rolin e nikoqirit  dhe mikpritës  si dhe homologut të tij bullgar ministrit të transportit, teknologjisë informatike dhe komunikimit ,z. Rosen Zhelazkov.
Duke shprehur kënaqësi për takimin e parë në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik, ministri Bekteshi tha:
`Kryeministritat tanë dhanë një shembull, ndërsa Marrëveshja e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ishte motivim për mua dhe kolegun tim Zheljazkov për qasje sa më të shpejtë në punë për të realizuar këtë mbledhje të parë. Më gëzon fakti që ekspertët u prezantuan me propozime dhe afate konkrete për zbatimin e tyre dhe në fushën e turizmit deri në muajin prill do të formohet një komision i përbashkët i cili duhet të përgatisë një plan veprimi dyvjeçar  për të përcaktuar aktivitetet që kanë potencial për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në fushën e turizmit. Lidhur me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është  finalizuar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Agjencisë Bullgare për Promovimin e NVM-ve dhe Agjencisë për Promovimin e ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili pritet të nënshkruhet në mbledhjen  e dytë ndërqeveritare. Iniciativat kanë nisur edhe për dy marrëveshje në fushën e bashkëpunimit në zonat teknologjike dhe industriale dhe në lidhje me vendkalimin kufitar Deve Bair – Gjushevo në sferën e hekurudhave.` Në segmente të tjera si energjetika, lidhja Infrastrukturore, tregtia dhe bashkëpunimit ndërkufitar, është raportuar  mbi progresin dhe drejtimet e ardhshme të zhvillimit.`
Midis tyre përmenden shkëmbimet tregtare dy shifrore, aktivitetet intensive për lidhje hekurudhore të Shkupit dhe Sofjes deri më vitin 2025, bashkëpunimi për mbështetjen e sipërmarrësve, aplikimin  e linjave ajrore Shkup-Sofje dhe Ohër-Varna për fillim gjatë sezonit turistik dhe pastaj ndihmën e përhershme gjatë përdorimit të fondeve evropiane dhe aplikimi i përbashkët për fondet e bashkëpunimit ndërkufitar …
Kështu, Korridori 8 mbetet prioritet për të dyja palët ndërsa ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazkov vuri në dukje se midis viteve 2025 dhe 2027 është afati i fundit për përfundimin e vijës hekurudhore Sofje-Shkup.
`Në Bullgari, për periudhën e re programore, po planifikojmë 400 milion euro për ndërtimin dhe modernizimin e linjës hekurudhore të Sofjes-Pernik-Radomir-Geshevë. Një sasi e ngjashme parashikohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas planit deri në vitin 2025, plus-minus pritet të kemi  infrastructure të ndërtuar, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, nga pikëpamja e lidhjes dhe shpejtësisë së lëvizjes. Është planifikuar që rruga Sofje-Shkup të mos zgjasë më shumë se një orë, `tha Zheljazkov.
Nga ana maqedone ku lidhja hekurudhore zhvillohet në tri faza, sipas Bekteshit, në përfundim e sipër janë aktivitetet për fazën e parë nga Kumanova në Beljakovcë, është projektuar edhe ndërtimi i fazës së dytë në Kriva Pallankë ndërsa për pjesën e tretë deri në kufirin bullgar kemi kërkuar mjete nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Sesioni i parë i komisionit ndërqeveritar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë rezultoi edhe me konkretizimin e paralajmërimeve për bashkëpunim në sektorin e energjetikës.
`Në fushën e energjetikës, qartë u theksua dëshira për ndërtimin e një ndërlidhësi të dytë Petriç-Strumicë dhe sigurisht kemi interes për pjesëmarrje në platformën për blerjen e energjisë elektrike nga termocentrali Belene`, tha Zheljazkov.
Ministri Bekteshi, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve , shfaqi shpresën për të vazhduar rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritjen të shtuar.
`Tregtia duhet të kalojë 1 miliard euro në periudhën që vjen edhe pse Bullgaria është në vendin e 5 në rënditjen e përgjithshme të tregtisë tonë me botën, dhe në vendin e 4 brenda BE-së, me projektet që kemi kontraktuar ajo mund lehtë të realizohet.Mes tyre është dakorduar edhe bashkëpunimi i NVM-ve, dme çrast do të shfrytëzojmë përvojën e kompanive bullgare në shfrytëzimin e fondeve evropiane në mënyrë që këto fonde të BE-së të rrisin konkurrencën e firmave vendore `u shpreh Bekteshi.
Në fund të takimeve dy ditore të punës, ku ekspertët nga të dy vendet të ndara në grupe të punës u dakorduan për propozime konkrete për arritjen e qëllimeve të ardhshme dhe gjetjen e zgjidhjeve për përmirësimin e kushteve për bashkëpunim ekonomik, ku u nënshkrua edhe një Protokoll që përcakton mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen ndërsa memorandumet dhe marrëveshjet tjera në fushat përkatëse pritet të nënshkruhen në fillim të muajit të ardhshëm në një sesion të përbashkët ndërqeveritar, i cili do të udhëhiqet nga kryeministrat e të dy vendeve.