Belegu në ‘Click’: Fokusi të jetë në krijimin e kuadrove cilësore në treg

Në debatin e organizuar mbi zgjedhjet dhe aderimet e fundit nëpër parti politike, biznesmeni dhe politikani i njohur nga AAK, Erolld Belegu ka folur mbi rëndësinë e krijimit të tregut në një shtet si është Kosova, pasiqë sipas tij tregut duhet t’i ofrohen kuadro cilësore në një vend të vogël si Republika e Kosovës dhe rinia të fillojë studimet në vetëm disa drejtime të kufizuara.

Sipas tij, gjithë potenciali qeverisës duhet të fokusohet pikërisht në drejtimet sa më cilësore nëpër universitete pasiqë rinia duhet të del si kuadër më me vlerë, e jo pas mbarimit të studimeve të kemi vetëm jurist dhe economist derisa shumë drejtime të tjera mjaft të rëndësishme kanë mungesë të kuadrove dhe në këtë mënyrë nuk kemi edhe shumë treg të duhur të punës.

Ai mes tjerave tha se këtë vit në këto dy drejtime janë paraqitur një numër më i vogël i studentëve në krahasim me vitete e kaluara pasiqë qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e studimit edhe në drejtime tjera cilësore.

Gjithë debatin mund të ndiqni në vazhdim:

https://www.facebook.com/rtv21click/videos/1072013026330285/