Pas dy mandateve në krye të Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut, Berat Dehari sot në takimin lamtumirës, ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe të punësuarit për këto 8 vite pune. Ai me këtë rast ka uruar kolegët për suksese dhe shëndet në punën e tyre të mëtejme.
Ja postimi i plotë i z. Dehari në fb:
Me rastin e përfundimit të detyrës në Drejtorin e Policisë Financiare(mandati dytë) pata rastin të takoj të punësuarit ,të shprehi falemenderime për bashkëpunimin dhe sfidat e kaluara së bashku 8 vite,njëkohësisht kërkova nga ata që të më falin për gabimet, lëshimet eventuale dhe situatat ndoshta të krijuara,nga natyra specifike e punës. Duke ju dëshiruar sukësese dhe shëndet në punën e mëtutjeshme.