Berat Dehari zgjidhet zv/drejtor i NP “PYJET KOMBËTARE”

Me vendim të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në postin e zëvendës drejtorit sot është emëruar kuadri i BDI-së Berat Dehari, informon MEDIAl.MK

Dehari ka lindur në vitin 1982 në Gostivar, shkollën e mesme e ka kryer në ‘Mosha Pijade’, kurse ndërsa ka përfunduar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore dhe në ndërkohë ai ka kryer dhe studimet master, ndërkohë që është në studime të doktoraturës për administratë biznesi.

Berat Dehari gjatë vitit 2006 punësohet në Qeveri në Sekretariatin për Euro-integrime, ndërkohë që në vitin 2009 kalon në Ministrinë e Drejtësisë në Inspektoratin administrativ e më pas në Ministrinë e Ekologjisë ku ka ushtruar postin e Shefit të kabinetit të Ministrit.

Dehari deri më tani ka qenë zëvendës drejtor i Policisë Financiare dhe për 8 vite sa edhe ka mbajtur pozitën e lartpërmendur ai është treguar si një nga shembujt më të mirë si funksionar i cili për 8 vite ka bërë ZERO denar shpenzime.